Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija

Sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Shkëndija dhe golashënuesi më i mirë në histori të klubit, Besart Ibraimi është larguar nga ekipi tetovar.

Shkëndija nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar largimin e Ibraimit, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë.

Thuhet se palët kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës.

Ibraimi në vitin 2015 iu bashkua Shkëndijës dhe shënoi 147 gola me ekipin nga Tetova.

Artikuj të ngjashëm