Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Berisha debuton me Prishtinën

Sulmuesi Besart Berisha ka debutuar te skuadra e Prishtinës në përballje ndaj Dritës.

Berisha është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të në vend të Gauthier Mankendës. 36-vjeçari iu bashkua kampiones së Kosovës në muajin që shkoi si lojtar i lirë. 

Berisha do të bartë numrin 33 te Prishtina.

Aktualisht Drita dhe Prishtina po luajnë baras 0:0, kur po zhvillohet minuta e 77-të. 

Artikuj të ngjashëm