Mërgim Berisha ka qenë i rrezikshëm për portën e Hertha Berlinit në ndeshjen e tij debutuese për Augsburgun në Bundesligë. Por, Berisha nuk arriti të realizoj gol në ndeshjen e tij të parë me fanellën e klubit gjerman.
Ai luajti titullar deri në minutën e 74-t në humbjen 2:0 të skuadrës së tij Augsburgut ndaj Hertha Berlinit. Dy minuta para se të zëvendësohej, sulmuesi kosovar u ndëshkua me karton të verdhë. Kjo përballje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së pestë të Bundesligës gjermane.
Berisha javë më parë u huazua nga Fenerbahçe. Edhe Elvis Rexhbeçaj u paraqit nga minuta e parë te Augsburgu, ndërsa lëshoi fushën në minutën e 82-të.
Artikuj të ngjashëm