Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e luan të shtunën ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Në Stamboll nga ora 16:00, Besa e Pejës përballet me gjigantin turk, Beshiktash Safi Cimento.
Ndeshja e parë është luajtur të dielën e kaluar në Pejë. Beshiktashi ka dominuar plotësisht dhe ka fituar me rezultat 43:24. Rezultati i ndeshjes së parë e bën thuajse formale ndeshjen e dytë. Gjasat që Besa Famgas të bëjë ndonjë rikthim të madh thuajse nuk ekzistojnë.