Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa Famgas eliminohet nga Kupa Evropiane

Besa Famgas është eliminuar nga Kupa Evropiane nga skuadra e RK Boracit.

Ndeshja e zhvilluar në Banjallukë, përfundoi me rezultat 23:20,.

Besa Famgas kishte triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Boracit me rezultat 24:22, mirëpo me tre gola dallim, ekipi boshnjak fitoi këtë ndeshje dhe u kualifikua për në një të tetën e finales së Kupës Evropiane.