Besa Famgas e ka nisur me fitore serinë e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadra pejane të shtunën e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit. Në palestrën “Karagaçi”, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin bindës, 40:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:11.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArnbios Mushkolaj ishte më efikasi te pejanët me 10 gola. Yll Muqolli i realizoi 6 gola. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Ardi Halili me 6 gola.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Gjakovë, ndërsa Besa nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në finale.
Besa Famgas i ka fituar të gjitha ndeshjet në edicionin e rregullt dhe është kampione në fuqi.