Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas ka bërë hapin e madh për të kaluar rrethin e parë të Kupës së EHF-së, që është niveli i dytë i garave evropiane.
Besa të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë fitoi me tetë gola dallim, 29:21, ndaj Beykozit turk. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Turqi, por një epërsi prej tetë golave nga ndeshja e parë do t'ua bëjë pejanëve udhëtimin më të lehtë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsesi fitorja nuk është garanci që Besa do të kalojë raundin, ndonëse është në rrugën e duhur për të bërë këtë.
Ekipi pejan, që drejtohet nga Arben Muqolli, herët ka krijuar epërsi që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Pjesa e parë u mbyll 14:9 për Besën, ndërsa më pas epërsia shkoi deri në tetë gola... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.