Mbrojtësi spanjoll Juan Bernat ka thënë se është një natë e veçantë për të dhe Paris Saint-Germainin.
Bernat shënoi njërin nga dy golat e Parisit në fitoren 2:0 të mërkurën. Parisi u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Ndeshja e të mërkurës në Paris u mbajt pa praninë e tifozëve, ndonëse tifozët ultras të Parisit ishin mbledhur para stadiumit.
“Ne nisëm ndeshjen mirë. U mbajtëm mirë deri në fund dhe tash kemi kaluar tutje. Është natë e veçantë. Mirëpritja dhe zhurma që kemi dëgjuar me të arritur në stadium na dha forcë”, ka thënë Juan Bernat, që u zgjodh lojtar i ndeshjes.