Reprezentuesi italian është vetëm një hap larg zyrtarizimit si futbollist i Juves.
Federico Bernardeschi do të jetë përforcimi i radhës i kampionëve të Italisë, pas marrëveshjes me Fiorentinën, transmeton kp.
23-vjeçari ka mbërritur në Torino për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me ‘Zonjën e Vjetër’.
Për Bernardeschin, Juve ka paguar 40 milionë euro derisa ai pritet të marrë fanellën me numrin 10 që së fundmi e ka bartur Paul Pogba.
Artikuj të ngjashëm