Bernard Berisha ka vazhduar me formë të mirë te skuadra Akhmat Grozny, që garon në Premier Ligën e Rusisë.
Të premten reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e vetëm të Groznyt në barazimin 1:1 me Sochin. Berisha në minutën e 33-të pasoi në zonë për Glushakov që shënoi për 1:0. Berisha, që javën e kaluar kishte shënuar gol, luajti deri në minutën e 90-të. Odise Roshi kompletoi ndeshjen për Groznyn.
Akhmati është i 14-ti në tabelë, po lufton për mbetje në elitë.