Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha thotë se po i mungon vetëm goli te Fenerbahçe

Sulmuesi Mërgim Berisha ka insistuar se vetëm goli po i mungon me fanellën e Fenerbahçes për ta konfirmuar formën e mirë që e ka treguar deri më tani te ekipi turk.

Berisha u transferua te Fenerbahçe në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga Salzburgu për 10 milionë euro.

23-vjeçari ka vetëm një asistim në pesë paraqitje me Fenerbahçen në të gjitha garat.

“Në fillim, pata telashe me adaptimin por i tejkalova edhe ato telashe. Tani, gjërat po shkojnë shumë mirë dhe jam i kënaqur me atë që kam treguar. Megjithatë, po më mungon vetëm goli. Kur ta shënojë golin e parë, atëherë gjërat do të jenë ndryshe për mua dhe sukseset nuk do të më mungojnë”, ka thënë Berisha, i cili ka kontratë më skuadrën turke deri në vitin 2025.