Kosova ka pësuar humbjen e radhës në basketboll në ndeshjen kundër Hungarisë, 65:81.
Për këtë humbje, që erdhi pak ditë pasi vdiq basketbollisti i Kosovës, Gazmend Sinani, Kosova kishte kërkuar që ajo të shtyhej, por me këtë s’ishte pranuar FIBA.
Pas takimit, kapiteni Dardan Berisha i emocionuar ka thënë se me lojtarët e rinj, që zëvendësuan yjet që mungonin për shkak të aksidentit të rëndë, kanë treguar se Kosova ka brumë për basketboll. Sipas tij, basketbollistët s'e kishin mendjen te kjo ndeshje.
“Nuk e kemi pasur mendjen te ndeshja, nuk kemi mundur në fakt të fokusohemi. Gazi s’është më me ne, është një humbje shumë e madhe. Ne nuk jemi stërvitur dhe nuk jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje pas rastit tragjik. Na kanë munguar lojtarët si Granit e Fisnik Rugova. Kemi rezistuar shumë mirë tre qerekët e parë, por në fund ishim të lodhur nuk kishim bankë të mirë rezervë. Jam i lumtur për paraqitjen e lojtarëve të ri, shihet se Kosova ka brumë për basketboll, kjo është humbja më e ëmbël në karrierën time”, ishin fjalët e tij mes shumë emocionesh, transmeton KP.
Kosova të dielën përballet me Poloninë.
-
Kastrati pret mbështetjen e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Sllovakisë
-
Kosova mposhtet nga Zvicra dhe eliminohet
-
Te Kosova synojnë revanshin ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës
-
Kosova kërkon këndelljen në Dublin pas humbjes së thellë nga Zvicra
-
Gjashtë pikë në një çerek, tri në një tjetër: “Nuk ishte nata jonë”