Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha thotë se e diela është vendimtare për KB Pejën

Dardan Berisha në duelin e tretë gjysmëfinal të plejofit ndaj Pontes, ishte prej më të mirëve në parket.

Berisha realizoi 22 pikë, 4 kërcime e 8 asistime në fitoren e KB Pejës kundër Ponte Prizrenit, 108:85.

Atë e gëzon fakti që skuadra e tij fitoi, por thotë se fitorja e lartë prej 23 pikëve, që shkoi edhe deri në 30 pikë në një periudhë të ndeshjes, nuk do të vlejë asgjë nëse nuk arrihet një sukses tjetër të dielën.

“E kemi shfrytëzuar terrenin vendës. Por, pse kemi fituar me thellë nuk do të thotë asgjë. Ne kemi fituar me meritë. Për neve është me rëndësi që kemi fituar. Duhet të fokusohemi në lojën tjetër. Nëse humbim, nuk kemi bërë asgjë sot. Kemi bërë hap të mirë drejt finales. Të dielën duhet ta fitojmë duelin tjetër e të shkojmë tutje”, ka thënë Berisha.

KB Peja ka avantazh prej dy fitoreve dhe e ka pësuar një disfatë nga Ponte Prizreni në serinë e ndeshjeve të gjysmëfinales së plejofit. Skuadra me tri fitore kalon tutje.