Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, thotë se ka dëshirë të madhe që të shënojë shumë gola edhe për fanellën e Kosovës.
Këtë deklaratë, Berisha e dha me të aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, para ndeshjes së parë me fanellën e Kosovës, më 24 mars ndaj Islandës, e vlefshme për Eliminatoret për Botërorin Rusia 2018.
“Është ndjenjë e mirë të luaj për Kosovën. Unë jam tip i lojtarit që kam dëshirë të shënojë shumë gola. Këtë e synoj edhe me Kosovën”, ka thënë ai në konferencën për media, raporton KTV.
“Mezi po pres ta vesh fanellën e Kosovës”, ka thënë në fund Berisha.
Për pritjen e Berishës janë grumbulluar edhe “Dardanët”.