Dardan Berishës i kanë mjaftuar tri ndeshje prej gjashtë sa janë zhvilluar në fazën e parë të FIBA Europe Cup për t’u konfirmuar si koshashënuesi më i mirë i kësaj faze, në të cilën u eliminua skuadra e Sigal Prishtinës. Kështu ka shkruar FIBA në sajtin zyrtar të mërkurën.
Në tri ndeshjet e luajtura me fanellën e Prishtinës, Berisha ka pasur mesatare prej 27.7 pikëve. Ai gjithashtu ka përfunduar në mesin e pesë lojtarëve që patën më së shumti asistime në kuadër të fazës së parë. Regjistroi 7.3 asistime për ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e pesë më të mirëve, vend ka pasur edhe për lojtarin tjetër të Prishtinës, plejmejkerin Divine Myles, që doli i treti me mesatare prej 22.3 pikëve për ndeshje.
“Mund të ketë qenë vetëm një përvojë jetëshkurtër, por Dardan Berisha pati një ndikim të madh për Sigal Prishtinën. 31-vjeçari shpërtheu në tri ndeshjet e para në të cilat realizoi të paktën nga 30 pikë. Reprezentuesit të Kosovës i mjaftuan vetëm tri ndeshje për të lënë pas vetes lojtarët e tjerë, që në këtë fazë patën nga gjashtë ndeshje. Berisha krahas pikëve të shënuara, u tregua edhe asistues i mirë, duke përfunduar i treti në listë për fazën e parë me 7.3 asistime për ndeshje”, thuhet në përshkrimin e FIBA-s.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)