Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha shënon dy gola në fitoren e Akhmat Groznyt

Bernard Berisha ishte protagonist në fitoren e ksuadrës së tij Akhmat Grozny në udhëtim të shtunën ndaj Krasnodar 5:0.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në fitoren e thellë të skuadrës së tij.

Berisha u inkuadrua në minutën e 37-të në këtë takim.

Sulmuesi nga Peja, shënoi në minutën e 51-të dhe të 68-të për rezultatin 3:0.

Tre golat e tjerë u shënuan nga Evgeny Kharin, Andrey Semenov dhe Aleksey Ionov.

Për Berishën ky është goli i gjashtë në 22 ndeshje këtë edicion në kampionatin rus.