Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha realizon gol në fitoren e thellë të Fenerbahçes

Mërgim Berisha ka shënuar gol për skuadrën e Fenerbahçes në Turqi.

Berisha që hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 74-rt, shënoi golin e fundit të Fenerbahçes ndaj Alanyasporit, në fitoren 5:2 të dielën si mysafir. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Berisha, golin e katërt sezonal e realizoi në minutën e katërt të kohës shtesë. Këtë edicion e ka edhe një asistim.

Fenerbahçe është në pozitën e tretë me 50 pikë.