Fenerbahçe e ka fituar derbin e zjarrtë të Turqisë. Skuadra e Fenerit mposhti Galatasarayn me rezultatin 2:0 në ndeshjen e javës së 32-të të zhvilluar të dielën. Miha Zajc shënoi golin e parë në minutën e 26-të, ndërsa të dytin Fenerbahçe e shënoi në minutën e 68-të nëpërmjet Serdar Dursun.
Në minutën e 91-të në fushë te Feneri u inkuadrua sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha.
Me këtë fitore, Fenerbahçe është forcuar në pozitën e dytë me 59 pikë, kurse Galatasaray zë vendin e 14-të me 41 pikë.