Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha pret lojë të mirë të Kosovës në përballje me Kroacinë.
Ai ka vlerësuar lartë cilësinë e skuadrës kroate, por ka thënë se lojtarët do të luftojnë maksimalisht ndaj kroatëve, raporton Koha Ditore.
“Na pret një ndeshje e vështirë, Kroacia është superfuqi. Por, atmosfera është e mirë në ekip, kemi bërë përgatitje të duhura për këtë duel. Duhet të luftojmë prej sekondës së parë, Kroacia luan futboll shumë të mirë, janë bashkë një kohë të gjatë. Lojtarët kanë çdo gjë të automatizuar. Ne kemi nevojë për kohë më shumë, por po shkojmë në drejtim të mirë dhe pres një lojë të mirë ndaj Kroacisë”, ka thënë ai.