Prania e Dardan Berishës në ditën e dytë të përgatitjeve për ndeshjet parakualifikuese të botërorit 2019, e bëri të lumtur trajnerin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg.
Ai mungoi në ditën e parë të përgatitjeve, por që nga dita e hënë për të, siç thotë trajneri, do të nisin edhe përgjegjësitë për ta shtyrë Kosovën përpara në ndeshjet e rëndësishme që e presin gjatë verës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Dardan Berisha ishte i pranishëm për herë të parë dhe kur shton një lojtar të mirë, gjërat duken më mirë. Dua që Dardani të jetë kapiten dhe lider i këtij ekip, është lojtar që luan në nivelet më të larta. Duhet që ai të ndiejë përgjegjësi jo vetëm për lojën. I kam thënë edhe sot (e hënë v.j.) se pres shumë nga ai në të gjitha aspektet, jo vetëm në parket, por edhe jashtë parketit", ka thënë Greenberg pas përfundimit të stërvitjes të së hënës në mëngjes. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.