Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova e gatshme për testin e madh

Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, dhe kapiteni Dardan Berisha, u paraqitën me disponim të mirë në konferencën e parë të mbajtur të enjten në Prishtinë, pas pesë ndeshjeve përgatitore në Austri, Sllovaki e Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova po përgatitet për ndeshjet parakualifikuese për kampionatin botëror "Kina 2019", që nisin në fillimi të gushtit.

E me këtë disponim presin ta mbyllin këtë fazë të garave.

Kosova do të garojë në Grupin C së bashku me Maqedoninë e Estoninë dhe shmangia e vendit të fundit në grup siguron fazën tjetër kualifikuese.

Përzgjedhësi Greenberg ka thënë se basketbollistët patën paraqitje pozitive në pesë ndeshjet e para për të si trajner i Kosovës.

Edhe Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë Basketboll 1 muaj më parë Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.