Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha në mesin e golashënuesve më të mirë të Evropës

Veton Berisha zë vendin e katërt në listën aktuale për “Këpucën e Artë” të Evropës. Berisha ka pak gjasa për ta fituar, pasi për çdo gol, një lojtar i “Eliteserien” mbledh 1.5 pikë, ndërsa një lojtar nga liga më e mirë do t’i jepeshin dy pikë.

Berisha ka shënuar 22 gola në 29 ndeshje, kurse para tij, në pozitën e parë është Ohi Omoijuanfo dhe të dytën Thomas Lehne Olsen.

Omoijuanfo ka shënuar 27 gola këtë sezon për Molden, ndërsa Olsen 26 në 29 ndeshje për Lillestrom, por nuk kanë gjasa që ata të përfundojnë si golashënuesit më të mirë, pasi liga norvegjeze është shumë më prapa se ligat kryesore si ajo e Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë dhe Francës.

Garës për të fituar “Këpucën e Artë” për edicionin 2021/2022 është duke i prirë Robert Lewandowski, që fitoi çmimin prestigjioz edicionin e kaluar.

Ai është sërish favorit për ta fituar garën me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Aktualisht është në vendin e tretë. Ka shënuar 19 gola në 17 ndeshje për Bayern Muencheni në Bundesligë.