Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha me Salzburgun arrin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Mërgim Berisha me Salzburgun ka arritur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Salzburgu të mërkurën mbrëma në ndeshjen e kthimit të plejofit për Champions mposhti kampionin danez, Broendbyn me rezultatin 2:1.

Edhe ndeshjen e parë në Austri, Salzburgu e fitoi 2:1.

Benjamin Sesko (4’) dhe Brenden Aaronson (10’) shënuan golat për Salzburgun, ndërsa Andreas Maxsoe (62’) për Broendbyn. Berisha u inkuadrua në këtë ndeshje nga minuta e 71-të.

Në fazën e grupeve në Champions nuk ka arritur edhe Dinamo Zagrebi ku luan reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.

Dinamo barazoi pa gola në shtëpi me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë, por ndeshjen e parë në udhëtim e kishte humbur 3:0.

Edhe Dinamo e Zagrebit shkëlqen në Austri Futboll Dinamo e Zagrebit shkëlqen në Austri

Kastrati në ndeshjen e të mërkurës mbrëma u inkuadrua nga minuta e 62-të në vend të Sadegh Moharramit. Në stol te Dinamo ishte Arijan Ademi.

Sheriffi është bërë ekipi i parë nga Moldavia që ka arritur në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.