Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha largohet nga Ballkani

Visar Berisha ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Ballkanit.

Futbollisti i shumë skuadrave të njohura në Kosovë e ka bërë të ditur lajmin në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

“Shokë, miq e ju gazetar, ju njoftoj se prej datës 31.12.2021 më përfundon kontrata me KF Ballkanin dhe nga 01.01.2022, jam lojtar i lirë dhe i hapur me të gjithë për bisedime. Shihemi edhe më të fortë në vitin 2022”, ka shkruar qendërmbrojtësi 35-vjeçar Berisha.

Në të kaluarën, Berisha karrierë ka bërë edhe te Liria, Winterthuri, Schaffhauseni e Drenica.