Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ishte vendimtar me pritjet e tij në ndeshjen kundër Bolognas.
Pritjet që ka bërë gjatë ndeshjes, kanë qenë arsyeja që trajneri Gian Piero Gasperini t’ia besojë vendin e titullarit edhe për ndeshjen kundër Interit, transmeton Koha.net.
Ndeshja Atalanta - Inter do të zhvillohet të dielën, në kuadër të xhiros së 12-të të kampionatit italian, Serie A.
Këtë edicion Berisha ka qenë në portën e Atalantës në katër ndeshje. Shumicën e ndeshjeve i ka luajtur portieri Pierluigi Gollini. Por, paraqitjet e mira të Berishës kanë detyruar trajnerin Gasperini t’ia besojë portën e Atalantës për ndeshjet e ardhshme.