Trajneri i përkohshëm i Lirisë, Astrit Berisha, është i lumtur që fitoi një pikë në krye të skuadërs pas largimit të trajnerit turk, Nedim Yigit.
“Padyshim që çdo ndeshje ndaj Prishtinës është derbi i vërtetë i Superligës. I kanë munguar këto ndeshje shumë futbollit kosovar. Liria ka pasur mungesë të pikëve por ka treguar lojëra të mira. Në disa momente ka dështuar. Sot pjesën e parë nuk e nisëm mirë, por djemtë në pjesën e dytë, me angazhim maksimal, arritën ta fitojnë një pikë. Nuk na mbetet shumë për të folur në zhveshtore për këto ndeshje. Angazhimi e fiton lojën. Liria nuk do të heq dorë nga gara, do të luftojë deri në fund. Pas përfundimit të këtij stinori, do të mundohemi të marrim edhe transferime për ta shmangur më të keqen, rënien nga liga”, ka thënë Berisha.
Liria dhe Prishtina të shtunën luajtën baras, 2:2.