Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Yigit i kënaqur me pikën e fituar ndaj Prishtinës

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij.

Ai ka thënë se çdo pikë e fituar në Superligë është e mirëseardhur për ekipin e tij.

“Në secilën lojë kemi dhënë më të mirën. Lojtarët kanë luftuar mirë dhe çdo pikë që do ta marrim, do të jetë e mirëseardhur. Jemi një ekip i ri në ligë dhe me kalimin e kohës, lojtarëve do t’u rritet vetëbesimi. Me Lirinë dua të sjell një ngjyrë të re në Superligë. Po punojnë intensivisith për këtë”, ka thënë Yigit.