Mërgim Berisha ka humbur penallti në Bundesligë të Gjermanisë. Ai humbi penalltinë në minutën e 61-të, ndërsa ekipi tij Augsburgu pësoi disfatë në shtëpi nga Bochumi me shifrat, 1:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 15-të të elitës së futbollit gjerman.
Berisha e mbylli ndeshjen me karton të verdhë, kurse Elvis Rexhbeçaj u zëvendësua në minutën e 77-të.
Augsburgu zë vendin e 14-të me 15 pikë, ndërsa Bochumi vendin e 17-të me 13 pikë.
Artikuj të ngjashëm