Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha e Rexhbeçaj pësojnë disfatë

Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj kanë pësuar disfatë me Augsburgun, në udhëtimin që e patën të shtunën te skuadra e Mainzit.

Augsburgu u mposht me rezultatin 3:1, në ndeshjen e xhiros së 20-të të Bundesligës.

Berisha e Rexhbeçaj e kompletuan ndeshjen, kurse Brajan Gruda i vendësve ishte në bankën rezervë.

Mainzi në 20 ndeshje ka arkëtuar 26 pikë dhe pozicionohet në mesin e tabelës.

Augsburgu në vendin e 13-të ka pesë pikë më pak.