Pak ditë pasi Velezhi i Mostarit ia shkëputi kontratën, sulmuesi Valmir Berisha ka gjetur ekip të ri për të vazhduar karrierën, transmeton Koha Ditore.
Berisha, të enjten është prezantuar te skuadra elitare e Rumanisë, Chindia Targoviste, kanë njoftuar mediumet e këtij shteti. 23-vjeçari me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2021 me mundësi vazhdimi.
Berisha së fundi te skuadra e Velezhit ka regjistruar 11 paraqitje dhe ka realizuar tre gola në të gjitha garat.
Skuadra e re e Berishës, renditet në pozitën e 12-të në tabelë me 21 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.
Gjatë karrierës, Berisha ka qenë edhe pjesë e skuadrave, si Roma, Panathinaikos, Cambuur, Aalesund e Fjolnir.
Artikuj të ngjashëm