Mesfushori i Kosovës dhe i Melbourne Cityt, Valon Berisha, ka thënë se do të ketë fishekzjarrë pas ndeshjes derbi me Melbourne Victoryn.
Derbi City – Victory do të jetë i pari që prej muajit dhjetor, kur në fushë hynë tifozët dhe pati përleshje.
“Duam t’i shkatërrojmë, njësoj si ata neve”, ka thënë Berisha para ndeshjes derbi, që zhvillohet të shtunën në “AAMI Park”.
“Ata janë në fundin e tabelës dhe duhet të përmirësohen dhe do të mundohen ta fitojnë ndeshjen me çdo kusht, sidomos kundër nesh. Çdo herë është një betejë me atë skuadër. Ne jemi përgatitur mirë dhe e dimë se çdo skuadër jep 10% më shumë nga vetja kundër skuadrës sonë”, është shprehur Berisha.
Derbi i xhiros së tetë ishte ndërprerë pas 21 minutash, pasi në atë ndeshje u shënua një prej ditëve më të errëta në futbollin australian.
City ishte duke e fituar atë duel 1:0 kur ndodhi incidenti.
Edhe
Berisha asiston në fitoren e Cityt
Në elitën e futbollit australian, Melbourne City, është lider me 34 pikë, në 15 ndeshje.
Melbourne Victory është i fundit me 14 pikë.