Melbourne Victory është kualifikuar në finale falë një goli të shënuar nga sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, transmeton Koha.net.
Top golashënuesi në futbollin elitar australian, Berisha, edhe njëherë u tregua vendimtar për skuadrën e tij, duke shënuar me kokë ndaj ish-skuadrës së tij Brisbane Roar në gjysmëfinale të “play-offit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shënoi nga afërsia pas një krosimi të bukur nga Ben Khalfallah në minutën e 70.
Në finale do të përballet me Sydneyn, që e mposhti Perth Gloryn në gjysmëfinalen tjetër 3-0.
Besart Berisha javë më parë kishte kërkuar hakmarrjen ndaj Sydneyt, e cila ka fituar tre përballjet e fundit ndaj ekipit të përfaqësuesit të Kosovës.
Finalja zhvillohet më 7 maj, dhe Melborune Victory është në kërkim të titullit të katërt.
Besart Berisha Goal HD - Melbourne Victory 1... by Football--Live