Mërgim Berisha e ka realizuar asistimin e parë të sezonit në elitën e futbollit të Gjermanisë për Augsburgun.
Augsburgu të premten mbrëma e fitoi ndeshjen e xhiros së gjashtë falë asistimit të Berishës për Ermedin Demiroviqin në minutën e 63-të të ndeshjes.
Werder Bremeni në minutën e katërt shtesë humbi mundësinë për t’i barazuar shifrat. Marvin Duksch dështoi të realizonte nga penalltia.
Kjo ishte ndeshja e dytë për Berishën në Bundesligë.
Ai ishte titullar bashkë me Elvis Rexhbeçajn. Rexhbeçaj e kompletoi ndeshjen ndërsa Berisha u zëvendësua në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Augsburgu ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e 11-të.
Edhe
Augsburgu i Rexhbeçajt fiton ndaj Leverkusenit
Werder Bremeni ka tetë pikë në vendin e nëntë.
https://streamja.com/V01Ea?fbclid=IwAR0stLdjlpgGcRkMGgm6-WrGdvI6pHjHPndVuuZHWFod3czUIxetjTxS0Cs