Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gregg Berhalter, e sheh Grupin B si të veçantë.
Ai ka thënë se historia e Anglisë me SHBA-në është e thellë.
“Nuk mund ta shmangim këtë. Edhe më herët kam thënë se Premier League është liga më e fortë në botë dhe lojtarët shihen më shumë, dhe gjithmonë është lojë e madhe kur luan me Anglinë”, theksoi ai.
Ai ka folur edhe për çështjet politike, pasi në grup me Anglinë e SHBA-në, do të jetë edhe Irani, dhe njëra nga Skocia, Uellsi apo Ukraina.
“Mendoj se në fund të ditës duhet të mendohet për futboll dhe shenja më e mirë e bashkëpunimit është se mund të garosh fort në fushë në mënyrë të drejtë, dhe për këtë është Kupa e Botës, gjë e cila e bën të veçantë. Kemi respekt shumë të madh për Iranin dhe mënyrën se si është kualifikuar. Tani shikojmë para për ndeshjet që i kemi”, u shpreh ai.
Edhe
Kush është më i suksesshëm në ndeshjet e ndërsjella?
Përzgjedhësin e Anglisë, trajneri i SHBA-së e sheh si model.
“Ai është trajner nga i cili mësoj. Ai gjithmonë ka qenë aty për mua kur kam pasur nevojë dhe më ka këshilluar. Kur e fitova punën e parë, e shikoja si mentor”, ka thënë Berhalter.