Sulmuesi Berat Sadik po vazhdon shkëlqimin në Qipro.
Sadik realizoi het-trik në fitoren e skuadrës së tij Doxa në udhëtim te Karmiotissa me rezultat 5:0.
Me tre golat e sotëm, 34-vjeçari shkon në kuotën e 17 golave këtë sezon me Doxan.
Ish-reprezentuesi finlandez është një nga golashënuesit më të mirë në kampionatin qipriot.