Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiragiq e Sejfiq fitojnë me Bosnjën

Trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beqiragiq dhe qendra e kësaj skuadre, Ismet Sejfiq, ishin të premten mbrëma pjesë e përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e rnëdësishme ndaj Hungarisë. Beqiragiq është selektor i Bosnjës, që fitoi në shtëpi ndaj Hungarisë me rezultatin 83:78.

Bosnja është përballur me mungesa të shumta, njëjtë si përfaqësueset tjera evropiane, por ka shënuar fitore të vlefshme. Sejfiq në parket i kaloi shtatë minuta, kurse realizoi dy pikë e dy kërcime.

Me fitore, Bosnja mbetet në garë për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Bosnja ka pesë fitore e katër humbje në fazën e dytë kualifikuese.

Të hënën Bosnja luan në udhëtim ndaj Francës.