KF Llapi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka zgjedhur për kryetar të klubit Beqir Batatinën.
“Pas takimit të rregullt ndërmjet kryesisë së klubit "Llapi", të mbajtur sot me datë 10.11.2018 me qëllim vazhdimin e konsolidimit të klubit me aksionarët e rinj, drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina në parim propozoi që kryetar i klubit të zgjedhet Beqir Batatina, i cili pas hedhjes në votim u mbështet fuqishëm dhe pa asnjë votë kundër ai nga sot do të jetë kryetar i KF Llapit”, thuhet në postimin e klubit llapjan, transmeton Koha.net.
Përveç kësaj Llapi ka konfirmuar se ka zgjedhur edhe drejtorët për transferime ndërkombëtare.
“Për shtetin e Zvicrës u caktua drejtor, Bejtush Batatina, dhe për Gjermani u zgjodh Amrush Batatina. Fokusi i tyre do të jetë tek talentët llapjan dhe kosovarë që të angazhohen në klube evropiane dhe të tregojnë cilësitë e tyre”, thuhet në postim.
Më tutje thuhet se, “aksionarët e rinj të KF Llapit janë: Beqir Batatina, Bejtush Batatina, dhe Amrush Batatina, që janë biznesmenë të suksesshëm në Zvicër e Gjermani”.