Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema shënon 40 gola në një edicion për herë të parë

Sulmuesi francez, Karim Benzema është duke kaluar formë të jashtëzakonshme. Benzema shënoi golin e vetëm për Real Madridin që po pëson 2:1 nga Manchester City në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit.

Për Benzeman ishte goli i 40-të i këtij edicioni.

Ai ka 25 gola në La Liga, 13 në Champion dhe dy në Superkupë.

Sipas “goal.com”, Benzema për herë të parë në karrierë ka arritur shifrën e 40 golave në edicion.