Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema premton rikthim të fuqishëm të Francës

Sulmuesi Karim Benzema u ka premtuar tifozëve se Franca do të rikthehet fuqishëm pas eliminimit në Kampionatin Evropian.

Francezët, që ishin favoritët kryesor për të triumfuar në “Euro 2020”, u eliminuan në 1/8 e finales nga Zvicra pas penalltive.

Benzema u rikthye te Franca pas një mungese prej gati gjashtë vjetësh, dhe sulmuesi i Real Madridit ka thënë se ishte nder që ta përfaqësonte shtetin e tij sërish.

“Ne do të kthehemi edhe më të fortë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëlojtarët, stafin dhe gjithë Francën që më mirëpritën pas një kohe të gjatë”, shkroi ndër të tjera Benzema në “Instagram”.

Benzema pati paraqitje të mira në “Euro 2020”, duke shënuar katër gola në po aq paraqitje për Francën.

Artikuj të ngjashëm