Karim Benzema beson se Kylian Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit herët apo vonë.
Mbappe është synim i Real Madridit tash e një kohë të gjatë.
Deri tani nuk ka arritur që t’i sigurojë shërbimet e tij, por një gjë e tillë mund të ndodh në verën e ardhshme.
Mbappe do të jetë pa kontratë në atë kohë dhe Real Madridi është në “pole-position” për ta transferuar.
“Mbappe në Real Madridt? E kam thënë më parë. Ai dëshiron më shumë. Një ditë, ai do të luajë për Real Madridin. Nuk e di kur, por ai do të vijë. Është vetëm çështje kohe”, ka thënë Benzema për “L’Equipe”.