Sulmuesi i Francës, Karim Benzema, ka thënë se Kylian Mbappe do të jetë pjesë e Real Madridit një ditë ose një tjetër.
Benzema, i cili gjithashtu është pjesë e Realit, ka uruar që Mbappe të vijë në Spanjë qysh këtë vit.
"Uroj që Mbappe të vijë në Madrid këtë vit, por një ditë ose një tjetër ai do të jetë në Real Madrid", është shprehur ai.
Mbappe u desh ta braktisë kampin e Francës për shkak të një lëndimi, derisa po refuzon të rinovojë kontratën me PSG-në. Me shumë mundësi, ai do të jetë pjesë e Realit sezonin e ardhshëm si lojtar i lirë.
Artikuj të ngjashëm