Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Karim Benzema do të jetë pjesë e madrilenëve edhe në edicionin e ardhshëm, pavarësisht se kontrata e tij skadon në fund të këtij kampionati.
Vetë sulmuesi francez nuk ka dhënë ndonjë sinjal për largimin e tij.
Ancelotti së fundmi ka thënë se shpreson ta ketë Benzeman edhe për një edicion në “Santiago Bernabeu”.
Fituesi i “Topit të Artë” ka qenë një prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Realit në vitet e fundit.
Ai formën e mirë e ka vazhduar edhe në edicionin aktual, me nëntë gola të shënuar në 12 ndeshje të La Ligas si titullar.
“Është një çështje që duhet të trajtohet me kujdes. Mosha dhe paraqitjet e tij duhet të merren parasysh. Benzema është numri nëntë yni. Pas Kupës së Botës ai po luan mirë, e mirë do të luajë edhe në edicionin tjetër”, ka thënë Ancelotti në konferencën për shtyp të premten.