Karim Benzema ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Real Madridi.
Sulmuesi francez synon që me madrilenët të fitojë trofe edhe në sezonin e ri, transmeton KTV.
“Nuk më shkon ndërmend të largohem sepse jam shumë i lumtur. Sezonin e kaluar pata vitin më të vështirë personalisht dhe nuk shënova si zakonisht. Tani më duhet të përmirësohem patjetër sepse jam në klubin më të mirë. Shpresoj të fitoj sa më shumë trofe me këtë skuadër”, u shpreh Benzema.
30-vjeçari sezonin që lamë shënoi 12 gola dhe 11 asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm