Sulmuesi francez Karim Benzema do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2023. Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të premten se Benzema ka pranuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022 edhe për një vit tjetër. Në fakt, forma e mirë e tij që ka treguar këtë edicion ka detyruar drejtuesit e Realit që t’ia ofrojnë vazhdimin e kontratës aktuale.
Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura por gjithçka do të zyrtarizohet brenda këtij muaji, sipas gazetës spanjolle. Benzema ka shkëlqyer këtë edicion, me 25 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Sulmuesi 33-vjeçar është pjesë e Real Madridit prej vitit 2009 kur iu bashkua nga Lyoni.