Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mbyll vitin me fitore, Benzema i pandalshëm

Real Madridi e mbylli vitin 2022 me fitore.

Të premtën mbrëma, madrilenët fituan në udhëtim te Valladolidi me rezultatin 2:0.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 15-të të La Ligës spanjolle.

Që të dy golat i shënoi Karim Benzema, sulmuesi francez.

Ai shënoi në minutën e 83-të dhe të 89-të.

Sipas statistikave, asnjë futbollist i La Ligës nuk është përfshirë në më shumë gola në vitin 2022 në të gjitha garat sesa Benzema.

Edhe Reali fiton me golat e Carrerasit dhe Mbappes Futboll Reali fiton me golat e Carrerasit dhe Mbappes

Benzema shënoi 32 gola dhe pati tetë asistime gjithsej.

Në minutën e 82-të Valladolidi mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi direkt me të kuq u ndëshkua Sergio Leon.

Reali në krye të tabelës ka 38 pikë, një më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.