Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bennacer: Nuk ishte nata më e mirë, duhet të mbajmë kokën lartë

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka thënë se skuadra e kishte të vështirë të luante pas kartonit të kuq të marrë nga Fikayo Tomori në minutën e 18-të.

Tomori u ndëshkua pasi shkaktoi penallti në Mason Mountin. Milani pësoi 2:0 në shtëpi nga Chelsea në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Nuk ishte nata më e mirë, pas kartonit të kuq ishte e vështirë. Por, ne duhet të mbajmë kokën lartë”, ka thënë Bennacer për faqen zyrtare të UEFA-s. “Ne ende kemi shpresë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të kaluar fazën e grupeve”.

Milani pas 4 xhirove zë vendin e tretë në Grupin E me 4 pikë, dy më pak se Salzburgu që është i dyti e tri më pak se Chelsea që kryeson.