Benfica ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Salzburgut të martën mbrëma në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampionëve. Me fitoren 3:1, skuadra portugeze e ka siguruar paraqitjen në Ligën e Evropës.
Përfundoi në pozitën e tretë të Grupit D me katër pikë, sa ka edhe Salzburgu në vendin e fundit, por që në ndeshje direkte, Benfica ka shënuar tre gola, ndërsa Salzburgu kishte fituar në Portugali 2:0.
Angel Di Maria shënoi golin e parë në minutën e 32-të, kurse në minutën e 45-të Rafa Silva dyfishoi epërsinë e portugezëve.
Luka Suçiq shënoi golin e vetëm për skuadrën e Salzburgut. Ai shënoi në minutën e 57-të.
Golin e tretë dhe vendimtar për Benfican e shënoi Arthur Cabral në minutën e 92-të.