Benfica ka siguruar titullin e saj të 38-të të Portugalisë pas fitores 3:0 të shënuar të shtunën mbrëma në shtëpi ndaj Santa Claras në xhiron e fundit të kampionit.
Goncalo Ramos (7’), Rafa Silva (28’) dhe Alex Grimaldo (60’ penallti) shënuan për Benfican.
Benfica pas 34 xhirove ka përfunduar me 87 pikë, dy më tepër se Porto që zuri vendin e dytë. Braga doli e treta me 78 pikë.