Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellinghami ka zgjedhur Liverpoolin

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham ka zgjedhur skuadrën e Liverpoolit për të vazhduar karrierën.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Bellingham do të jetë përforcimi i madh i Liverpoolit në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Liverpooli ka kohë që ka shprehur interesim për Bellinghamin, i cili po shkëlqen te Dortmundi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 16 ndeshje në të gjitha garat.

18-vjeçari iu bashkua Dortmundit vitin e shkuar kurse ka edhe tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.

Artikuj të ngjashëm