Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellingham shënon gol për fitoren e Real Madridit

Jude Bellingham ka vazhduar me superformë te Real Madridi. 20-vjeçari të premten mbrëma shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Madridit ndaj Celta Vigos.

Bellingham shënoi me goditje me kokë, nga një pozitë e vështirë. Ai realizoi në minutën e 81-të. Më herët Madridi humbi penallti. Rodrygo nuk konkretizoi nga pika e bardhë.

Bellingham ka katër gola në tri ndeshjet e para në La Ligan spanjolle. Ai u transferua gjatë verës nga Dortmundi.

Real Madridi shënoi fitoren e tretë rresht. Udhëheq në tabelë me nëntë pikë.

Artikuj të ngjashëm